Artikujt Revista Botuesit Lëndët

949 rezultate

Faqja 1 / 80

Përhapja rajonale e sllavizmave të shqipes dhe vendi i tyre në leksikun e shqipes standarde

Anila Omari
Huazimet sllave të shqipes kanë një veçori specifike në krahasim me huazimet nga gjuhët e tjera, që lidhet me shpërndarjen e tyre gjeografike. Huazimet nga gjuhët e perandorive të mëdha pushtuese me kohëzgjatje të rëndësishme, si latinishtja e turqishtja, kanë një shtrirje përgjithësisht mbarëgjuhës…

Në përkujtim të mâ të vlertit ndër shkrimtarë të hershëm të shqipes, Pjetër Bogdanit, në 330-vjetorin e vdekjes

Evalda Paci
Çdonjëra prej veprave të letërsisë së vjetër shqipe ofroi për studimet albanologjike dhe për kujtesën historike kombëtare një sërë linjash studimore që zënë fill me hulumtimin e një konteksti kompleks për botën shqiptare të kohës në të cilën jetuan, që vijojnë më tej me të qenit një burim i pasur or…

Mërgimi i fjalës si 'mit' dhe evolucioni i shqipes letrare: rasti i poezisë dygjuhëshe

Blerina Suta
Poezia dygjuhëshe në traditën letrare shqiptare, sidomos ajo shqip-italisht, zhvilluar në rrethana specifike të rrezikut historik të bjerrjes, ka kryer në rrafsh të gjuhës letrare atë funksion të ruajtjes dhe zgjerimit që gjuha e folur pati kryer në vazhdimësi në zonat apo qarqet kulturore kufitare …

Q. Murati, fjalor i fjalëve dhe shprehjeve nga trojet e Shqipes në Maqedoni, Shkup, 2015

Valter Memisha
Q. Murati veçohet për prurje shkencore, që rrokin disa fusha të gjuhësisë dhe trupëzojnë një punë shkencore profesionale të kurorëzuar suksesshëm. Ai tashmë është identifikohet si një leksikograf shumë prodhimtar në një rrugëtim 35-vjeçar (të cilin e ka nisur si bashkautor me veprën Fjalor i fjalëve…
OA Univers SQ

Bixhozi, si u tentua të ndalohej në vitet ’20 -’30 dhe frika për fenomenin amerikan të “prohibicionizmit”

Kreshnik Kuçaj
Bixhozi është konsideruar ndër vite një plagë sociale për shoqërinë shqiptare. Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912,  rezulton se kafenetë kanë qenë  kryesisht  vendet  ku  zhvillohej më shumë kjo veprimtari, por nuk kanë munguar rastet kur personazhe të pushtetshëm të …
OA Univers SQ

Rrethanat gjeopolitike te kazave shqiptare pas vitet 90

Amb. Shaban Murati
Ndryshimi që ndodhi në Evropë në fillimin e viteve ‘90, me shembjen e komunizmit dhe me përfundimin e luftës së ftohtë, krijoi një ndryshim epokal pozitiv për çështjen shqiptare. Ky ndryshim përvijohet në këto rrethana të reja favorizuese: U prish Federata Komuniste Jugosllave, që kishte qenë burg …
OA Univers SQ

Arian Kadiu dhe disa kontribute në fushën e shkencës, letërsisë dhe pedagogjisë

Viron Kona
Artikulli “Arian Kadiu dhe disa kontribute në fushën e shkencës, letërsisë dhe pedagogjisë” fokusohet në karakterin dhe veprimtarinë krijuese e novatore të Prof. Dr. Arian Kadiut, të cilit i është dhënë çmimi “Mjeshtër i Madh”. Shkrimtari shqiptar, Viron Kona, pasi informoi lexuesin për veprat dhe …