72 rezultate

Faqja 1 / 6

Një vështrim i përgjithshëm i kontributit të vakëfeve te medresetë në Shqipëri gjatë periudhës Osmane

Eduart Caka
Medresetë ishin institucionet më të larta arsimore në Perandorinë Osmane. Me gjithë ndryshimet që pësuan si në aspektin strukturor, ashtu edhe në atë arsimor e pedagogjik, medresetë e gëzuan këtë status deri në fundin e shek. XIX. Si pjesë e perandorisë, edhe në hapësirën shqiptare vërejmë një preze…

Një légion étrangère mes shqiptarësh: historia e batalionit “Antonio Gramsci”

Edon Qesari
Studimi mëton një vëzhgim linear të ecurisë historike, përgjatë viteve 1943-1944, të njësisë partizane me emrin “Antonio Gramsci” në Shqipërinë e Luftës II Botërore. Synohet kësisoj, përpos renditjes tekstuale të fakteve të grumbulluara përmes dokumentacionit, të jepet edhe një kuadër më i gjerë shp…

Situata demografike, etnike, fetare etj., në viset e “Shqiptarëve të Veriut” në vitin 1877, sipas vlerësimit të diplomacisë Austro-Hungareze dhe një vështrim mbi shpërnguljet nga sanxhaku i Nishit

Marenglen Verli
Në gjysmën e dytë të shek. XIX, në dokumente të ndryshme të diplomacisë europiane të kohës, e posaçërisht asaj austro-hungareze, gjendet një informacion me vlerë për situatën demografike, etnike, fetare, por edhe sociale, ekonomike, kulturore etj., të Ballkanit osman e në kuadër të saj edhe për botë…

Prejardhja e fiseve Krasniqe e Nikaj nën dritën e të dhënave gjenetike, historike dhe traditës burimore

Alban Lauka, Ardian Muhaj, Gjergj Bojaxhi
Nevoja e ndërmarrjes së studimeve ndërdisiplinore në hulumtimin historik bëhet gjithnjë e më e theksuar me shtimin e të dhënaveshkencore të disponueshme të cilat shpien në sinteza gjithnjë e më të sakta të dukurive historike. Në këtë punim, si rast studimi kemi zgjedhur fiset Krasniqe dhe Nikaj si d…

Demonstratat në Kosovë në vitin 1981 dhe nacionalizmi i regjimit komunist të Tiranës – një analizë e Shtypit Shqiptar

Artan Hoxha
Kjo sprovë argumenton se në vitin 1981 u shfaq një tension ndërmjet ligjërimit për konsum publik të autoriteteve komuniste shqiptare dhe përllogaritjeve të tyre gjeopolitike. Për Enver Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Jugosllavia përfaqësonte një shtet tampon ndërmjet Shqipërisë dhe vend…

Lufta antiosmane dhe marrëdhëniet e Skënderbeut me Janosh Huniadin dhe të birin e tij, Matias Korvinin

Edmond Malaj
Në artikull trajtohen kryesisht marrëdhëniet e Skënderbeut me Janosh Huniadin, një ndër figurat më të rëndësishme të luftës antiosmane në Evropë, dhe sot edhe një ndër heronjtë kryesorë të Hungarisë. Krahas këtyre marrëdhënieve trajtohen shkurt edhe ato me të birin e Huniadit, Matias Korvinin, i cil…

Figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe perceptimi për Turqit Osmanë në diskursin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës

Ledia Dushku
Përdorimi në diskursin publik i veprimtarisë së figurave që kanë shenjuar periudha të rëndësishme të historisë, është pjesë e qenësishme në procesin e formësimit të kujtesës kolektive, si dhe atij të ngjizjes së identitetit dhe krijimit të shtetit kombëtar. Figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, He…

Shtetëzimi i shkollave private Greke dhe reagimi i minoritetit

Beqir Meta
Në këtë artikull synohet që të jepet një pasqyrim i qartë dhe i përmbledhur i çështjes së shtetëzimit të shkollave private greke ngashteti shqiptar në vitet 1930, i qëndrimit të minoritetit grek si dhe i shtetit grek ndaj kësaj çështjeje. Që në krye të artikullit, autori sqaron se mbyllja nga qeveri…

Ndërhyrja ushtarake e Nato-s në Kosovë: rast precedent apo përjashtim?

Sylë Ukshini
Intervenimi ushtarak i NATO-s në luftën e Kosovës, përkatësisht goditja e caqeve ushtarake serbe, paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme në Evropë në dhjetëvjeçarin e parë pas përfundimit të konfliktit Lindje-Perëndim, që po ashtu çoi në dezintegrimin e dhunshëm të Federatës Jugosllave. Ishte kj…