1,268 results

Page 38 / 106
OA Optime SQ

Studimi me teknikën e kromatografisë të gaztë i vajit esencial për popullatën e pinus nigra, Shqipëri

Aurel Nuro, Jonida Salihila, Elda Marku, Dorina Shëngjergji et al.
Pinus nigra nga zona të ndryshme të Shqipërisë ishte objekt i këtij studimi. Pinus nigra është një pemë e zakonshme e pyjeve të Mesdheut, gjendet në zonat pyjore dhe në zonat e shkurreve. Gjendet duke fi lluar nga niveli i detit deri 2000 m lartësi. Pinus nigra është një pemë e madhe halore me gjel…
OA Univers SQ

Simbole të miteve dhe besimeve në doket e komunikimit etik-juridik në eposin e kreshnikëve

Prof. Dr. Mark Tirta
Në epikën legjendare të shqiptarëve në përgjithësi e për më tepër, si më i hershëm në elementet e tij të veçanta, në Eposin e Kreshnikëve të këtij populli, në një qartësi mjaft të dallueshme, vërejmë të jenë të pranishme me shumicë mbetëza mitesh, besimesh, ritualesh, dokesh e veprimesh etiko-morale…
OA Univers SQ

Një vepër e re unike “Fjalori i sociologjisë”

Revista Univers
Në sferën e shkencave shoqërore sociologjia, e cila paraqet studimin sistematik të shoqërisë njerëzore, zë një vend me peshë shumë të madhe (jo vetëm për 833 faqet), siç është edhe botimi “Fjalori i sociologjisë” i autorit Ali Pajaziti. Të bësh sociologji do të thotë të kesh frymë dinamike, të merre…
OA Univers SQ

Marrëdhëniet shqiptaro-austriake në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës (gjysma e dytë e shek. XIX dhe gjysma e parë e shek. XX)

Prof. dr. Mahir Hoti
Për Shqipërinë dhe shqiptarët, Austria përbën një emër disi të veçantë edhe në planin historik si faktor i jashtëm më i rëndësishmi në çështjen e Pavarësisë së Shqipërisë. Qëndrimi i Austro- Hungarisë spikat veçanërisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 rreth kufijve tanë. Nuk është e …
OA Univers SQ

Vlerat historike dhe gjuhësore të mbishkrimeve me alfabet arab në Shqipëri

Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Pothuajse 450 mbishkrime me alfabet arab vijnë deri në ditët e sotme, si trashëgimi e kulturës islame të periudhës së Perandorisë Osmane në Shqipëri. Ato janë mbledhur, transliteruar dhe përkthyer me kujdes nga orientalisti i njohur shqiptar, Buharaja Vexhi. Këto mbishkrime gjenden në rrethet e Bera…
OA Univers SQ

Mirësjellja gjuhësore dhe format e shprehjes së saj në shqipen e në italishten

Ma. Alessia Bergamin
Ky studim, i ndërmarrë nga një studim doktorate me mëtime jo vetëm përshkruese, por edhe përqasëse e kontrastive të lëndës nga dy gjuhë në kontakt: të shqipes dhe italishtes, synon pikërisht të vërë në dukje se në çfarë mase e shkalle njohja dhe përdorimi i këtyre strukturave mund të jenë thelbësore…
OA Univers SQ

Riorganizimi dhe shkatërrimi i bashkësive islame në Shqipëri gjatë regjimit antifetar (1945 – 1967)

Ali M. Basha
Pas marrjes së pushtetit, komunistët ngritën në sistem ideologjinë e tyre antifetare, duke e shndërruar administratën shtetërore në një aparat represioni kundër fesë. Pushteti komunist e gjeti Komunitetin Musliman me një organizim institucional që i imponoi regjimi fashist. Sipas një procesverbali t…
OA Univers SQ

Gjuha e veprimtarive fetare si pjesë përbërëse e kulturës së gjuhës

Prof. Dr. Njazi Kazazi
Stili i veprimtarisë fetare, nga studiues të fushës së stilistikës dhe pragmatikës, klasifikohet si pjesë përbërëse e stileve funksionale të gjuhës shqipe, krahas stileve të veprimtarive shkencore e teknike, shtetërore-administrative, shoqërore-politike dhe letrare-artistike.Pa u zgjatur në cilësitë…
OA Univers SQ

Eposi i kreshnikëve si përmendore madhështore e kulturës ligjërimore të shqipes

Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj
Artikulli është marr nga studimi “Etnografia e të folurit në eposin e Kreshnikëve”, mbajtur edhe si punim në Konferencën shkencore kushtuar eposit të Kreshnikëve, në Prishtinë, gusht 2010. Eposi i Kreshnikëve përbën një përmendore të mrekullueshme të kulturës së gjuhës, një trashëgimi të paçmueshme …