1,174 rezultate

Faqja 30 / 98
OA Optime SQ

Efektet e zgjeruesit të shpejtë maksilar në pacientët në rritje

Sidrit Beqiraj
Problemet (diskrepancat) transversale maksilare zakonisht kërkojnë zgjerimin e palatumit duke kombinuar efektet ortopedike dhe ortodontike të lëvizjes së dhëmbëve. Sot ekzistojnë katër mënyra trajtimi: zgjerimi i shpejtë maksilar (RME), zgjerimi i ngadaltë maksilar (SME), zgjerimi maksilar i asistu…
OA Optime SQ

Përdorimi i teknikës së fibrinës aktive (PRF) në implantologji: Raste klinike

Erda Qorri, Vera Halili, Fabio De Propris, Rezart Qorri
Prej disa vitesh shkenca perio-implantare ka marrë një zhvillim të rëndësishëm, duke i dhënë një diapazon tjetër ndërhyrjeve kirurgjikale. Është e nevojshme të menaxhosh elementet e cikatrizimit indor për të përmirësuar dhe parashikuar rezultatet finale perio-implantare. Është vënë re se në këtë dr…

Ndikimi i vlerësimit të brendshëm në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies

Hajrije Gojani
Ky studim është përqendruar në praktikat e vlerësimit me bazë në shkollë dhe në ndikimet e tij në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe nxënies. Për realizim të studimit është zbatuar një metodologji e kombinuar, duke filluar nga studimi i problemit në aspektin teorik përmes analizës dhe shqyr…
OA Optime SQ

Një rast konkret i zbatimit të Canopy Motorola në një zonë rurale në Shqipëri

Enis Çerri
Nëse marrim parasysh gjendjen aktuale të zhvillimit të sektorittë teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Shqipëri, tranzicioni i vendit tonë drejt një shoqërie informacioni përbën me të vërtetë një sfidë. Infrastruktura kombëtarë e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është …

Rezultatet e provimit të maturës në shkolla profesionale në raport me vlerësimin e brendshëm

Luljeta Shala
Provimi i Maturës Shtetërore është vlerësimi i jashtëm që u bëhet maturantëve në përfundim të nivelit të tretë të shkollimit, gjegjësisht përfundimit të shkollimit parauniversitar. Ky provim është i standardizuar, monitoruar dhe vlerësuar, përmes të cilit dëshmohet shkalla e aftësimit të maturantëve…
OA Optime SQ

Krimi ndërkufitar dhe bashkëpunimi rajonal i parandalimit të tij

Nikoll Rica, Dhurata Islambejo
Nëpërmjet kësaj teme synojmë të përcillet tek lexuesi informacion mbi veprat penale që mund të kryhen nëpërmjet kufirit shtetëror, veçoritë e ndjekjes penale, zbulimit, parandalimit dhe ndëshkimit të autorëve, si dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal për parandalimin e kësaj veprimtarie. Këto lloj …
OA Optime SQ

Vaji esencial i bimës aromatike mjekësore të karafilit (syzygium aromaticum) i përfituar me metoda të ndryshme

Krenaida Taraj, Aida Dama, Adelaida Andoni
Bimët aromatike mjekësore janë pjesë e rëndësishme përbërëse e biodiversitetit të vendit tonë. Ato janë një pasuri e çmuar kombëtare, pjesë e studimeve tona shkencore dheaplikative. Karafi li (Syzygium aromaticum, sinonim Eugenia aromaticum or Eugenia caryophyllata) quhet një gonxhe e lules të tharë…
OA Optime SQ

Efektet anësore të një grupi antibiotikësh të përdorur për trajtimet periodontale

Saimir Heta, Ilma Robo
Për trajtimin e sëmundjeve periodontale preferohen kombinime antibiotikësh me qëllimin e goditjes së fl orës bakteriale sipas karakteristikave të saj, aerobe anaerobe, gram negative dhe gram positive, ku antibiotikë të caktuar veprojnë mbi baktere të caktuara. Nga literatura janë mbledhur të dhënat …
OA Optime SQ

Vlerësimi i marrëdhënies së punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve me hallkat e tjera kryesore të sistemit të referimit

Marinela Çani
Fëmija është ndër subjektet e së drejtës, të cilit shteti duhet t’i garantojë mbrojtjen e posaçme për shkak të moshës së mitur dhe brishtësisë në realizimin e të drejtave të tij. Interesi më i lartë i fëmijës është mekanizmi bazë me të cilin shoqëria jonë bën të mundur balancimin e veprimtarisë vend…
OA Univers SQ

Zhvillimi demografik në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore

Prof. Dr. Ylli Vejsiu
Për pozitën e tyre gjeopolitike trojet shqiptare historikisht kanë qenë objekt pushtimesh të huaja, të cilat jo vetëm ndrydhën e zvogëluan kufijtë e shtrirjes kompakte të popullsisë, por ndikuan edhe në eksodet masive dhe në migrimet e pandërprera të popullsisë shqiptare. Si rrjedhojë e këtij proces…
OA Univers SQ

Dervish Sali Ashkiu dhe kopja e tij e Divanit shqip të Nezim Beratit

Dr. Genciana Abazi - Egro
Gjatë punës për përgatitjen e edicionit tekstual kritik të Divanit shqip të Nezim Beratit (Frakulla) më tërhoqi vëmendjen një fakt interesant. Në një kopje të Divanit shqip, të kopjuar në vitin 1847 në qytetin e Tepelenës, disa fjalë turqisht të përdorur nga Nezimi janë zëvendësuar me fjalë shqipe. …