2,542 rezultate

Faqja 46 / 212
OA Optime SQ

Analizë mbi procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së mësuesve përgjatë viteve në Shqipëri

Valbona Habili, Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi
Një sistem arsimor është cilësor, dhe si cilësor e efektiv ai ka mësuesit e vet. Ky studim synon të identifikojë dhe përshkruajë problemet e procesit të rekrutimit dhe përzgjedhjes së mësuesve në Shqipëri gjatë viteve, veçanërisht në legjislacion, me qëllim që të kuptojë dhe të përcaktojë politikat …
OA Optime SQ

Perceptimet e pedagogëve të universitetit të Korçës lidhur me shpërblimet në motivim

Eralda Zhilla, Spiridhona Bello, Klea Kuburi
Punonjësit e motivuar janë baza për një institucion të suksesshëm. Qëllimi i këtij studimi është që të eksplorojë faktorët motivues dhe efektivitetin e programeve të stimujve në motivimin në punë. Studimi përbëhet nga dy pjesë kryesore: pjesa teorike dhe kërkimi shkencor. Në pjesën e parë ndodhet li…
OA Optime SQ

Karakterizimi kimik për vajin esencial të bimës së lavandula angustifolia nga Shqipëria

Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhëna nga analiza kimike e vajit esencial të bimës të llojit Lavandula angustifolia nga disa zona të Shqipërisë. Lavandula angustifolia është një bimë e familjes të Lamiaceae në formën e një shkurreje të bukur me degëzime të shumta që përdoret shpesh për zbukurime, përv…
OA Optime SQ

Analizat kimike të përbërjes alkoolike dhe përmbajtjes të polifenoleve te mostrat e birrës nga tregu Shqiptar

Ardit Shehi, Aurel Nuro, Bledar Murtaj, Dorina Shëngjergji et al.
Për të gjitha mostrat e birrës alkooli kryesor ishte etanoli. Në mostrat e birrës të prodhuara në vendin tonë vihet re prezenca e alkooleve me tri atome karbon. Këto alkoole ndikojnë në buketin e këtyre birrërave. Përmbajtjen më të madhe të polifenoleve e k.ishin gjithashtu birrat të cilat prodhohen…
OA Optime SQ

Prototipi psikodinamik dhe psikolinguistika dinamike: Ndikimi i sistemit të ndërveprimit social në prototipin psikolinguistik të individit

Silva Ibrahimi, Vera Ostreni, Elisabeta Kafia
Fjalimi është një veprimtari kognitive-motore e thjeshtë, e cila dallon njerëzit nga speciet e tjera dhe zhvillohet brenda një rrjeti të gjerë të strukturave cerebrale, kortikale dhe nënkortikale. Gjuha nënkupton marrëdhënien e njeriut me botën e tij, ndërsa psikolinguistika është procesi dinamik gj…
OA Optime SQ

Problematika e trajtimit të aktiveve biologjike në Shqipëri

Albana JUPE, Remzi Sulo, Ervis Bejko
Njësitë ekonomike që kanë në fokusin e tyre maksimizimin e fitimit duke zhvilluar një aktivitet bujqësor, janë në qendër të këtij punimi. Nëse në vitin 2016 numërohen të regjistruara rreth 321,358 njësi ekonomike, nga këto 10% merren me aktivitetin e bujqësisë ose rreth 1,287 njësi ekonomike që oper…
OA Optime SQ

Analiza kimike me kromatografi të gaztë për vajin esencial të rosmarinus officinalis nga zona e Tepelenës

Aurel Nuro, Jonida Salihila, Dorina Shëngjergji, Aida Dama et al.
Në këtë studim janë sjellë të dhënat e analizës kimike me kromatografi të gaztë për vajin esencial të bimës të llojit Rosmarinus Officinalis nga zona të Tepelenës. Rosmarinus Officinalis është një bimë e familjes të Lamiacea. Ka përhapje mjaft të gjerë në vendin tonë dhe thuajse në të gjithë Mesdhe…
OA Optime SQ

Roli i kushteve interpretuese dhe parakuptimit në transpozimin e teksteve filozofike

Adriana Anxhaku
Interpretimi i teksteve filozofike ka qenë një detyrë e përhershme në fushën e filozofisë. Objekt i këtij punimi bëhen tekstet për lëndën “Filozofia 11” në shkollat e mesme në Shqipëri, duke shtruar pyetjen: A mund të flitet për një nivel normativ të interpretimit të teksteve në lëndën e filozofisë …
OA Optime SQ

Ndëshkimi fizik dhe ndikimi i tij në shfaqjen e sjelljeve agresive te fëmijët

Eglantina Dervishi, Silva Ibrahimi, Valbona Habili
Fokusi i këtij studimi është eksplorimi i faktorëve që lidhen me ndëshkimin fizik prindëror dhe shfaqjen e agresivitetit te fëmijët në moshën shkollore. Studimi është realizuar në Tiranë dhe Durrës, me fëmijë të tetë shkollave fillore, gjithsej 830 fëmijë të grupmoshës 7 deri 11 vjeç.