1,369 results

Page 21 / 115
OA Optime SQ

Rezultatet fillestare të politikës arsimore dhe kulturore të qeverisë së Vlorës

Nevila Mehmeti, Ndriçim Mehmeti
Studimi sjell në vëmendje një nga çështjet kryesore me të cilat u përball qeveria e përkohshme e Isamil Qemalit menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Duhet thënë që në fi llim se shqiptarët e kishin të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe nën sundimin e Perandorisë Osmane e për pasojë, …
OA Optime SQ

Dallimet gjuhësorë në ligjërimin mediatik para dhe pas tranzicionit në Shqipëri

Elona Limaj
Qëllimi i këtij studimi është të identifi kojë dhe të analizojë dallimet në ligjërimin mediatik para dhe pas viteve ´90-të, duke u bazuar në artikujt e gazetave shqiptare në kohë të ndryshme. Është zgjedhur si objekt studimi gjuha e gazetave, pasi gjuha e medias ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e gju…
OA Optime SQ

Studimet gjuhësore përqasëse dhe ndihmesa e tyre në mësimin e gjuhëve të huaja

Artan Fida
Roli që luan gjuha amtare (gj.a) në procesin e të nxënit të gjuhës së huaj (gj.h) është objekt i shkrimit. Një aspekt i këtij roli është edhe përdorimi i dobishëm në mësimdhënien e gj.h i të dhënave të nxjerra prej studimeve përqasëse të shqipes si gj.a me gjuhët e huaja. Dobia e përdorimit në mësim…
OA Univers SQ

Fjala dhe bota orientale në poezinë popullore shqiptare

Prof. Dr. Emil Lafe
Është e njohur se në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit, kanë hyrë një numër i konsiderueshëm fjalësh me burim nga gjuhët orientale të fesë islame: arabishtja, turqishtja, persishtja. Depërtimi i tyre lidhet, në radhë të parë, me shtrirjen e Perandorisë Osmane në Ballkan, me…
OA Univers SQ

Qëmtime për jetën dhe veprën e veprimtarëve pedagogjiko-arsimore të fesë islame në Ulqin

Dr. Maksut Haxhibrahimi
Jeta dhe vepra e Hafëz Ali Riza Ulqinakut (1855 – 1913) Në Ulqin, si krijues vlerash kulturore dhe shkollore përmendet hafëz Ali Riza Ulqinaku, i cili ka shkruar “Mevludin”. Në gjuhën shqipe e kanë shkruar “Mevludin”, edhe shkrimtarë shqiptarë, si Hasan Zyko, Ismail Floqi, Haxhi Çiçkaj, Avdullah Kon…
OA Univers SQ

Eposi i kreshnikëve si përmendore madhështore e kulturës ligjërimore të shqipes

Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj
Artikulli është marr nga studimi “Etnografia e të folurit në eposin e Kreshnikëve”, mbajtur edhe si punim në Konferencën shkencore kushtuar eposit të Kreshnikëve, në Prishtinë, gusht 2010. Eposi i Kreshnikëve përbën një përmendore të mrekullueshme të kulturës së gjuhës, një trashëgimi të paçmueshme …
OA Univers SQ

Vlerat historike dhe gjuhësore të mbishkrimeve me alfabet arab në Shqipëri

Prof. Dr. Ramiz Zekaj
Pothuajse 450 mbishkrime me alfabet arab vijnë deri në ditët e sotme, si trashëgimi e kulturës islame të periudhës së Perandorisë Osmane në Shqipëri. Ato janë mbledhur, transliteruar dhe përkthyer me kujdes nga orientalisti i njohur shqiptar, Buharaja Vexhi. Këto mbishkrime gjenden në rrethet e Bera…
OA Univers SQ

Bektashizmi në Egjipt gjatë dinastisë shqiptare (1805-1952)

Dorian Koçi
Egjipti, edhe pas pushtimit, osman mbeti një nga provincat më të pastabilizuara të perandorisë dhe për tre shekuj u bë një shesh beteje midis jeniçerëve dhe mamlukëve. Këta të fundit, edhe pse u mposhtën nga sulltan Selimi I, vazhduan të mbajnë pozita të forta në pashallëkun e Kajros. Duke e konside…
OA Univers SQ

Dëshmi për lokalet e para shkollore në Shqipërinë Verilindore

Prof. As. Dr. Murat Gecaj
Në fillim të shekullit të kaluar, atdhetari ynë i madh, Ismail Qemali, ndër të tjera, u drejtohej bashkatdhetarëve me këto fjalë: "Kurrë një komb nuk mund të rritet në vehte, pa shkolla dhe pa mësime... Duhet të jesh i verbër, që të mos marrësh vesh nevojën e shkollave kombëtare; duhet të jesh tradh…
OA Univers SQ

Gjuha e veprimtarive fetare si pjesë përbërëse e kulturës së gjuhës

Prof. Dr. Njazi Kazazi
Stili i veprimtarisë fetare, nga studiues të fushës së stilistikës dhe pragmatikës, klasifikohet si pjesë përbërëse e stileve funksionale të gjuhës shqipe, krahas stileve të veprimtarive shkencore e teknike, shtetërore-administrative, shoqërore-politike dhe letrare-artistike.Pa u zgjatur në cilësitë…