Gjâmë e vaj mbí vorr të prof. Ernest Koliqit
Majeve t'epra ku kishte banimin,
U dynd nji shqipe tuj shungullue;
Drejt Parnasit e muer fluturimin,
Doli k'so bote kaq t'turbullue.
Eh, ç’u l’shuene të gjith hyjt e qiellit
Kúr pân’ se Shêjzat mbeten pa pris!
Vrap te hana n’per rreze të diellit:
Palè ç’u bâ Drita e liris?